.

Varrimi i Kaçifas/ Bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë, shoqërohen në polici 2 grekë

Policia shqiptare ka shoqëruar dy shtetas grekë, pasi dyshohet se kanë bllokuar për më shumë se 10 minuta aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë duke shkaktuar kaos në trafik. Bllokimi i rrugës ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kostandino Kacifas gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat.

“Balkanweb” bën me dije personat e ndaluar do verifikohen se nga kanë hyrë dhe më pas ndaj tyre do merren masa.

Nëse vërtetohet se dy shtetasit greke kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, policia do i procedojë penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërkohë policia shqiptare ka proceduar në gjendje të lirë për nxitje të urrejtjes edhe dy shtetas grekë të tjerë.


Array
(
    [ids] => 112618,112619,112620
    [src] => Array
        (
        )

)