.

“Shteti i hashashit ndalon homogjenët”,  Bibe: Si e pasqyruan mediat greke ceremoninë mortore për Kacifas, flasin për heroin që u varros në tokën epiriote

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, ka qenë gazetari Artur Bibe nga Athina që ka treguar se si e kanë pasqyruar mediat greke ceremoninë mortore të Kacifas.

“Mediat ishin fokusuar se ç’po ndodhte  sot në Bularat, ku forca të policisë kanë qënë të pranishme për të shmangur aktet e dhunës.

Është dhënë rëndësi situatës në Kakavijë dhe kontrollet që kanë bërë forcat tona të rendit.

Ato ishin të organizuara, kanë bërë kontrolle, kontrollonin dhe tatuazhet. Disa persona janë kthyer për shkak të tatuazheve të dyshimta.

Mediat greke thonë se s’qe i nevojshëm ky reagim.

Akuzat janë tendencioze, flasin ashpër kundër vendit tonë.

Përshembull  një titull është “ Shteti i hashashit ndalon homogjenët”

Unë shoh se me largmin e Kotzias kemi ofensivë të marrëdhënieve në këto media kundrejt vendit tonë.

Mediat flasin për heroin që u varros në tokën e Epirit, flasin për një patriot të flaktë.

Në çdo kontekst Kacifas është heroi dhe forcat shqiptare e kanë qëlluar në mënyrë të pabesë”,  tha në ‘Open’ korrespondenti Bibe.