.

Sejamini: Ambasada në Greqi të japë sqarime për vrasjen e Kacifas, në të kundërt viktima mbeten shqiptarët

I ftuar në “Open” drejtusi i “Exit.al” Neritan Sejamini tha se ngjarja në Bularat ku mbeti i vdekur minoritari grek ka ngjallur mjaft emocione tek shqiptarët dhe ka një paqartësi të përgjithshme lidhur me situatën.

“Kjo është një ngjarje që ngjall emocione te shqiptarët. Ambasada shqiptare në Greqi duhet të japë më shumë sqarime. Ndryshe viktima do jenë shqiptarët”, tha Sejamini.