.

Salianji: Rama-Lleshi i njëjti person, ja pse s’mund të jetë ministër i Brendshëm

Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi në “Open” se Sandër Lleshi është ministri i tretë i Ramës që bie dhe se të dy me Ramën janë i njëjti person.

“I gjithë diskutimi është që të biem në çështjen Meta-Rama.

Presidenti i Republikës nëse merr brenda 7 ditësh informacion që një zyrtar i propozuar për ministër ka bashkëpunim me një agjent të huaj nuk e dekreton.

Kuvendi i Republikës nuk ka asnjë detyrim. Presidenti ka shpehur gatishmërinë që të japë infromacion.

Mua më lind idea që Sandër Lleshi është ministri i tretë i Ramës që bie. Që të dy janë një person.

Kryeminstiri ka kopetenca e veta.  Kjo është një krizë artificiale.

Çdo akt i institucinit kushtetuese është kushtetues derisa një organ shprehet për antikushtetutshmëri. Antikushtetues është kur vërtetohet si I tillë në gjykatë.

Bujar Nishani s’ka gjetur këto shkelje. Po kalojmë tek Lleshi.

Nëse je ushtarak nuk mund të ushtrosh pozicionin si deputet pa u dorëhequr më parë si ushtarak tek forcat speciale”, tha Salianji në “Open”.