.

 “Rilindja organizatë kriminale”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ky gojështhurur i paepur që fshihet pas emrit Kadri, mund të jetë Fahri, Nikollë, Ylli, dhe Lulzim…

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook në rubrikën ‘Përgjigjja ime’ i ka kthyer përgjigje një komentuesi në Facebook, i cili në fakt ka replikuar me një tjetër komentuese, të cilën ai e quan “trushplarë të Rilindjes”.

Personi me emrin Kadri, i hakërrehet komentueses me emrin Domentika duke i thënë ndër të tjera se ajo si mbështetëse e PS, është “pjesë e kësaj organizatë kriminale”, duke shtuar se do të pendohet dhe se do të zhgënjehet dhe do t’i vij turp nga vetja.

Rama i është përgjigjur “Kadriut” duke dalë në mbrojtje të Domenikës.

“Kadriu nuk është Kadriu, ky gojështhurur i paepur që fshihet pas emrit Kadri, ai mund të jetë Fahri, Nikollë, Ylli, Çimi, por mund të jetë dhe Lulzim, ose çdo lloj luleje në ferrën së madhe të katundit politik”, shprehet Rama.

“Ky Kadriu të thotë ty e dashur Domenika, se je pjesë e një organizate kriminale, fiks njësoj se Kadrinjtë mediatikë me radhë, deri të kryekadriu Lulzim, u thonë përfaqësuesve të PS, me mua në krye, që jam gjahu i preferuar, dil shih shkollat e spitalet ku janë katandisur, shkruan Kadriu, pastaj i quan dele të gjithë ata që nuk janë Kadri si ai, që e dinë se çdo plagë është e vjetër por sot po kurohen”, thotë Rama.

“Më e bukura e kësaj lufte me Kadriun me njeriun, është se po të jetë për këtë specie ne rrojmë një mijë vjet sepse Kadriut i beson vetëm Kadriu dhe këtij populli dele, siç Kadriu e quan me përçmim, s’ka Kadri që e shet Kadriun si njeri.”, shprehet kryeministri.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë: