.

Përfundon historia e dashurisë mes Khloe dhe Tristian, çfarë shkruante ylli i Kardashian në postimin e fundit

Historia e dashurisë së Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson është kthyer në lidhjen më të përfolur të vitit. Pas tradhtisë së bujshme, Khloe e fali partnerin dhe të dy u shkëputën nga familjet për të rindërtuar jetën nga e para. Por me sa duket kjo nuk ka funksionuar dhe marrëdhënia e tyre në çift ka përfunduar. Dyshja nuk e ka pranuar ende këtë gjë publikisht, por këto fakte të shkruara nga ‘Cosmopolitan’ e vërtetojnë.
Që pas qarkullimit të lajmeve të tradhtisë së dytë, Khloe ka filluar të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Gjithashtu këtë periudhë ajo ka bërë edhe statuse në të cilët duket sikur thumbon Tristianin. Pak ditë më parë Khloe udhëtoi për të bërë disa ditë pushimi dhe basketbollisti nuk ishte pranë saj. Kjo tregon se biondja seksi u largua për të marrë veten nga ndarja.
Këtë javë u publikua seria e re e “KUëTK” dhe ishte pikërisht pjesa kur u mor vesh se Tristian kishte tradhtuar prej kohësh. Në video Khloe shprehet se pas kësaj gjërat nuk do të ishin më njësoj. Gjithashtu në foton e fundit të publikuar nga ylli i Kardashian, ajo shkruan se nuk e ka gjetur ende dashurinë e vërtetë./revistaëho.com