Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur ti fitojë vëmëndjen e publikut jo me skandale dhe foto provokuese por me talentin e saj në muzikë.
Kishte kohë që këngëtaren nuk e shihnim në skenë apo në koncerte. dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj shkëputje nga muzika, Mariza ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’.
“Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, -ka thënë këngëtarja.
Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë ajo ka patur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër.