.

Mosdekretimi i Lleshit nga Meta/ Iris Luarasi ironizon politikanët: S’dua të bëj fallxhorin, por më duket humoristike kur…

Pedagogia e Universitetit të Tiranës Iris Luarasi e ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u shpreh se është “humoristike kur shoh që përfaqësues të politikës që të vendosin nëse ka apo jo të drejtë presidenti” sa i përket mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

“S’dua të bëj rolin e fallxhorit, gazetari flet me fakte. Më duket humoristike kur shoh që përfaqësues të politikës që të vendosin nëse ka apo jo të drejtë presidenti. Në 2008 u bë ndryshimi i kushtetuetës me dashamirësinë e të dyjave palëve dhe uli rolin e presidentit.”, u shpreh Iris Luarasi.