.

Mosdekretimi i Lleshit/ Fatmir Mediu: Ramës iu kthye bumerang, edhe pse ka pasur një…

Kreu i Partisë Republikane, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Fatmir Mediu ka qenë një prej monitorueseve të zgjedhjeve për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërguar nga OSBE me mision afat-shkurtër. I ftuar në studion e Zërit të Amerikës, kreu i PR Fatmir Mediu tregoi se për çfarë duhet të marrë shembull Shqipëria nga procesi zgjedhor amerikan.

“Ishte një proces i jashtëzakonshëm, qoftë nga pjesëmarrja qoftë nga standartet zgjedhore, si dhe rregullat. Tamam kur vendos një qytetar dhe jo një parti politike,” tha ai.

Mediu foli edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri.

A ka të drejtë Meta të mos dekretojë një ministër, rasti i Sandër Lleshit?

“Presidenti i Republikës e ka të drejtën Kushtetuese për të dhënë mospëlqimin. Por gjithmonë duhet të japë arsyet e mospëlqimit bazuar në kriteret Kushtetuese. Por ne kemi mungesë të Gjykatës Kushtetuese se Rama e ka shkatërruar. Është goditje bumerang që po i vjen Ramës. Presidenti merr kohën e nevojshme për të mbledhur informacionet në lidhje me propozimin. Ka pasur një diskutim rreth 90 minuta mes Ramës e Metës, dhe u duk sikur mes tyre kishte një dakordësi”