.

Marrëveshje me Greqinë? Plas debati në “Open”/ Doda: Morën toponimet dhe “ligjin e luftës”. Peza: Shfaqja mbaroi, jemi në…

Emisioni “Open” në Top Channel është shoqëruar me debate sa i përket ngjarjes e cila ishte kryefjalë e ditës së sotme, ceremonia mortore e Kostandin Kaçifas ku morën pjesë mbi 1 mijë grekë të cilët kënduan në kor thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Gjithashtu u diskuata edhe për rolin e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më poshtë debati mes Alfred Pezës dhe Mesila Dodës:

Doda: Nuk ka qenë reciproke në dinjitet se do kishe një pllakë të varrezave të Çamërisë në atë zonë. Ti si qeveri ke ndërruar ligjin për toponimet dhe kjo është linja e kuqe, që nuk do ta kalojë asnjë shtet.

Peza: Ligji i luftës, marrëveshja e detit.

Doda: Po që kërcejnë valle e kam dëgjuar, por asgjë nuk kanë bërë.
Kam një pyetje ligjin e luftës pse nuk e hoqën?

Peza: Jemi në negociata o Mesila, shfaqja mbaroi.

Doda: Toponimet i morën, ligjin e luftës e morën.