.

Lleshi agjent i huaj? Luarasi: Ky njeri duhet të zhduket nga qarkullimi nëse…, ja ç’duhet të bëjë Meta

Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se fakti që presidenti mund të ketë informacion që Lleshi është i një agjenture të huaj është thjesht në aludim. Luarasi u shpreh se është detyra e presidentit që të informojë publikun se pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin.

“Aludimi për njerëzit është një fenomen i rrezikshëm. Kemi një aludim të hapur se presidenti mund të ketë informacion që Lleshi është i një agjenture të huaj. Kjo duhet të analizohet shumë mirë dhe pasi analiza të dalë atëherë ky njeri duhet të zhduket nga qarkullimi. Mendoj që është detyra e presidentit dhe e ka për detyrë që të informojë publikun ose ta thotë këtë para një seance të mbyllur”, u shpreh Luarasi.