.

Kryemadhi takim me Fleckenstein: Rama dhe mazhoranca po bllokojnë integrimin

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ndër të tjera shkruan se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit

Statusi i plotë i Kryemadhit:

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.