.

Itali/Goditet banda shqiptare e drogës, policia arreston 6 persona, ja ku e fshihnin kokainën (Emrat+Foto)

Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 urdhër arresti ndaj 5 shtetasve shqiptarë e 1 shtetaseje italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediat lokale, operacioni i koduar “Brothers” ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.

Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.
Ndërsa në urdhër-arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.