.

“Ikë qep pantallonat, i ke gjetur në rrugë apo…”/ Rama batuta me të rinjtë në Lezhë: Mos më shty se jam kryetari i partisë, e them nga xhelozia se…

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Lezhë ku u zhvillua një aktivitet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.
Teksa ishte duke lexuar emrat e të rinjve të anëtarësuar në PS shkëmbeu batuta me ta dhe sidomos me njërin në veçanti.

Rama: Hajde këtu ti hajde, se është kollaj të qeshësh aty në fund. Hajde dilë njëherë këtu përpara ti. Hajde. Këto pantallonat i ke gjetur në rrugë apo… Dëgjo pse qesh.

Djali: Ju me bëtë për të qeshur.

Rama: Hajde more këtu afrohu mos më shty mua kështu se jam kryetari i partisë. Pse qesh?

Djali: Ishte një pjesë e humorit e humorit që bëre ti më pelqeve shumë. (Të gjithë qeshin) Merre këtë pyete pse qesh.

Rama: Unë s’të pyes ty kë do marr, ty të ra… Ikë tani qep pantallonat. E them nga xhelozia se unë do kisha dashur t’i vesh ato pantallona.

Shihni në minutën e 48-të batuat e Ramës me të riun: 

ERTV Live?: Lezhë – Vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste #PS #përShqipërinëqëDuam?

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 8 novembre 2018