.

Horror në një bar të mbushur me studentë, 13 viktima pasi një i armatosur hapi zjarr

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një i armatosur hapi zjarr në një bar kolegji në Kaliforninë jugore. Rreth 30 të shtëna u qëlluan në Borderline Bar & Grill, rreth 40 milje në perëndim të Los Anxhelosit.

Dëshmitarët thanë së sulmuesi kishte veshur një xhaketë të zezë dhe ishte i armatosur me armë dhe granata tymi. Pas sulmit ai u qëllua për vdekje nga policia.

Një dëshmitar i tha ABC7:

Unë isha në derën e përparme duke folur me njerkun tim. Dëgjova disa shpërthime të mëdha. Pastaj u dëgjuan dhe tre ose katër të tjera dhe unë përfundova në tokë. Roja i sigurisë kishte vdekur, në kokë kishte një plagë plumbi. Ai hodhi në granata tymi dhe vazhdoi të hapte zjarr. Njerëzit përplasnin karrige nga dritaret në përpjekje për t’u larguar nga skena. Sulmuesi kishte syze dhe një xhaketë të zezë. Ai kishte një armë të madhe.”
Sipas raportimeve të mediave lokale, njerëzit u ruajtën nga plumbat e sulmuesit duke u fshehur në banjo ose në papafingo, ndërsa të tjerët ikën në stacionet e benzinës aty pranë.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur rreth orës 11.20 në mbrëmjen e së mërkurës (ora 7:00 GMT) dhe sulmuesi besohet të ketë qenë brenda barit edhe pas një ore.

Nuk dihen ende motivet e sulmuesit. /JOQ.al/