.

Foto/ Çudira shqiptare! Furgoni i mallrave përdoret si ambulancë për futbollistët


Çudirat në futbollin shqiptar duket se nuk kanë fund. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Naftëtarit dhe Maliqit të përfunduar me rezultatin 0-3, në mungesë të një ambulance, drejtuesit e klubit kuçovar kanë përdorur si të tillë një fugon mallrash ngjyrë të verdhë.

Delegati Ismet Ajazi, ka mbyllur njërin sy dhe ka lejuar që ndeshja të fillojë me fugonin e mallrave në rolin e ambulancës. Sa qesharake aq për të ardhur keq.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë nuk merr përsipër të çojë ambulanca në ndeshjet e futbollit dhe si pasojë klubet duhet të kenë një ambulancë private. Jo të gjithë klubet e kanë mundësinë që të sigurojnë një ambulancë privat, ndaj edhe gjenden rrugë të shkurtra. /Panorama