.

Emrat/ Aksidenti tragjik në Korçë, kush janë viktimat babë e bijë

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Korçës ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.

Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeçe, u goditën nga automjeti pasi drejtuesi i njërit prej tyre humbi kontrollin e mjetit, shkruan Balkanweb.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetin, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Ndërkohë në polici janë shoqëruar Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe.