.

“Dekreti për Lleshin nesër sërish tek Meta”/ Sejamini: Ja strategjia e Ramës

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel drejtuesi i “Exit.al” Neritan Sejamini u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e ndërron emrin e ministrit të Brendshëm dhe duke ia dërguar sërish presidentit Meta dekretin për Sandër Lleshin në këtë mënyrë heq vëmendjen nga çështje të tjera të rëndësishme.

“Unë mendoj se politikisht s’ka rëndësi si të dekretohet si jo. Një person anonim. Ka qenë në ushtri por s’është një figurë publike. Në Shqipëri s’ka fare krizë. S’ka pasoja. Si të kemi zëvendësministër si mos kemi. Asgjë s’do ndryshojë. S’ka rëndësi politike sepse Lleshi s’është figurë politike. Ç’do lloj ngjarje mund ta veshim me çdo emër që duam.
Nga ana e qeverisjes si të ishte emëruar si të mos ishte emëruar, nuk do ndryshojë gjë. Politikisht nuk prek raportet politike në vend. Kryeministrit i intereson që në vend të çështjeve të tjera të flasë për mosdekretimin. Në vend që të mos flasë për krimin etj. Në këtë rast ne një javë do merremi me kthimin dekretit dhe ne do flasim për këtë. Kjo është një gjë e këndshme për kryeministrin.
, u shpreh Sejamini.