.

Brohoritja e grekeve nga Bularati: Gjaku na thërret të djegim shqiptarin

“Gjaku na thërret të djegim shqiptarin’, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.

Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

Ora 13:15- Kortezhi me mijëra njerëz është nisur për në varrezat e fshatit Bularat për ceremoninë mortore për 35-vjeçarin. Fillimisht do të ketë një meshë në kishë e më pas varrimi.