.

Bashkim PS-LSI? Alfred Peza në “Open”: Ja dy lëvizjet e radhës së Ramës për “Sandër Lleshin”

“Ka një tenative bashkimi mes PS dhe LSI?” është pyetur gazetari Alfred Peza në emisionin “Open” në Top Channel, por është përgjigjur se i vetmja gjë që fshihet është heshtja e presidentit sa i përket mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ai tregoi edhe dy veprimet që do ndërmarrë kryeministri Edi Rama.

Eni Vasili: Ka një tenative bashkimi mes PS dhe LSI?

Peza: E vetmja gjë që fshihet është heshtja e presidentit. Kanë kaluar gati 12 ditë dhe s’ka asnjë sqarim në lidhje me aktin e mosdekretimit të ministrit të Brendshëm.
Rama do çojë në Presidencë kërkesën për emërimin dhe dekretimin si ministër i Brendshëm. Gjithashtu do atakohet në Gjykatën Kushtetuese mosdekretimi i Sandër Lleshit, por për shkak të mungesës së numrit të anëtarëve kuorumi nuk plotësohet.