.

Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Unazën e qytetit të Korçës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete dhe nga përplasja e fortë dhe si pasojë e incidentit kanë humbur jetën 2 persona.

Ndërkohë mësohet se gjithashtu një tjetër person është plagosur rëndë.