.

Aksident tragjik në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Ditën e sotme një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor. Mediat lokale bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një 65-vjeçar me iniciale T.A.

Aksidenti ka ndodhur kur shqiptari po ecte në këmbë afër një rrugë, por ky moment ka përfunduar fatal pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”.
Siç raportojnë mediat e vendit fqinj përplasje ka qenë shumë e fortë saqë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme emigrantit shqiptar në Itali.

Shqiptari që humbi jetën banonte prej vitesh në Montalbano Jonico afër provincës së Materas. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili i mori jetën shqiptarit teksa po ectë buzë një rrugë në këtë zonë.