.

Shokët e quanin “përbindësh” për shkak të gjatësisë, 19 vjeçares i troket fati në derë

Ndonëse prej vitesh ajo ka vuajtur nga bullizmi, Aeva Andersson ndihet me fat për gjatësinë që ka.Dikur shokët e klasës e thërrisnin “përbindësh” ndërsa sot ajo po zhvillon karrierën si modele.
19 vjeçarja nuk ka besuar kurrë se një ditë ëndrra e saj për të qenë modele do të bëhej realitet. Tashmë Eva ka nënshkruar një kontratë pune me agjencinë Models of Diversity.

Aeva tha se shokët i shkatërruan besimin por tani e di se gjatësia është kjo që e bën atë të ndryshme dhe arsyeja pse ajo u kontaktua nga agjencia e modës.

“Jam e kënaqur që kurrë nuk hoqa dorë nga shpresa për t’u bërë modele. Gjithmonë mbaj taka, sepse nuk më intereson nëse i tremb njerëzit më shumë. E di që nuk ka asgjë të frikshme për gjatësinë time. Në të gjitha fotografitë që kam bërë me shokët e shoqet e klasës isha më e gjata, si xhirafë. Kjo dukej shumë qesharake”, tha ajo.