.

Lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë, ja jeta luksoze e Mbapes

Sulmuesi i skuadrës së Paris Saint Germain, Kilian Mbappe është lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymar me një çmim prej 180 milionë euro. Rroga bazë e 19 vjeçarit është plot 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonus në bazë të nënshkrimit dhe klubi ka pranuar çdo kërkesë ekstra.

Po të përmendin edhe shpenzimet ekstra, ato janë me të vërtetë të kripuara. Kërkesat e sulmuesit francez përfshijnë 30 mijë euro në muaj paga për punonjësit e tij si shoferë, sanitarë apo bodyguard.

Klubi i PSG i ka siguruar një “jet” privat të vendosur në dispozicion të tij për 50 orë në vit si dhe babai i tij ka leje për të ndjekur çdo stërvitje të PSG-së. /Panorama