.

Foto/ E la djalin dhe iku jashtë vendit, Adelina shpërthen në lot, ja si e ngushëllon bashkëshorti

Në gusht të këtij viti Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shumë e komentuar në showbiz solli në jetë një djalë si fryt i dashurisë me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Adelina dhe Serjoza kanë ikur jashtë vendit ndërsa vogëlushin këngëtarja e ka lënë nën kujdesin e të ëmës së saj.

Gjatë një videoje live këngëtarja ka treguar se ndarja nga djali ka qenë shumë e vështirë dhe ka shpërthyer në lot. Ndërkohë bashkëshorti, Serjoza Markov e ka qetësuar duke i thënë se duhet të mësojë të qëndrojë edhe pa Jonin afër. /Xing.al