.

Erion Veliaj shpërndan foton e Jozefina Topallit: Parku na bashkon të gjithëve…

Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka postuar ditën e djeshme një në rrjetet sociale një shëtitje në parkun e liqenit artificial, në kryeqytet.

“Një ditë ndryshe në vjeshtë”, shkruante Topalli në një status në Instagram ku postonte edhe një foto të sajën, të kthyer me shpinë nga aparati, me sfond parkun e liqenit.


Postimit të Topallit i ka bërë “repost” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Parku i bukur e i pastër që na bashkon të gjithëve”, shkruan Veliaj në Instagram.