.

Video/ Incidenti pas ndeshjes Tirana-Kukësi, një i plagosur, disa të shoqëruar në Polici

Gjatë incidentit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Kukësi mësohet ka mbetur i plagosur një person. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit konfirmuan se gjithashtu janë shoqëruar disa tifozë të klubit të Tiranës.

“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ‘Tirana -Kukësi’ të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, njoftoi Policia e Tiranës.