.

U tha se vdiq nga mbidoza, zbulohet raporti ligjor që tregon shkakun e vërtetë të vdekjes së Mac Miller

Reperi amerikan Mac Miller u nda nga jeta në muajin shtator dhe shkaktoi shumë zhurmë në media.
Shkaku fillestar që mjekët dhanë ishte mbidoza, por raporti zyrtar mjekoligjor nuk u bë kurrë publik sepse familjarët e mbajtën të fshehtë.

Megjithatë thuhet se ky nuk ishte shkaku i vdekjes së ish të dashurit të këngëtares Ariana Grande.
‘People’ ka rritur të sigurojë raportin përfundimtar sipas të cilit Miller ka ndërruar jetë nga toksiciteti, e thënë ndryshe nga përzierja e kokainës, alkoolit dhe fentalinit (mjekim kundër dhimbjeve). Përgjigja zyrtare është dorëzuar tek familjarët 3 ditë pas vdekjes, por nuk u bë publike.