.

Futbollistit të njohur i vidhet banesa, por ky fakt e bën edhe më të çuditshme ngjarjen

Shtëpia e futbollistit të Barcelonës, Xhordi Alba është vjedhur gjatë ditës së djeshme. Dëshmitarët tregojnë se hajdutët hynë në kopsht dhe u ngjitën në katin e dytë të banesës.

Familjarët e mbrojtësit ishin në katin e parë të shtëpisë, ndaj nuk dihet si kanë arritur të kryejnë grabitjen.

Policia katalane mori një telefonatë pak përpara orës 20:00. Hajdutët u hodhën nga kati i dytë dhe u larguan. Përveç tyre dyshohet se edhe një automjet është i përfshirë në ngjarje. Gjithashtu sipas raportimeve nuk dihet ende shkalla e dëmit në banesë.