.

“Do të padis”, Rihana paralajmëron presidentin Trump, ja pse këngëtarja mori këtë vendim

Rihanna është një nga personazhet e njohura që ka kundërshtuar gjithnjë presidentin e SHBA Donald Trump për politikat që ai ka ndjekur, por këtë herë ajo i ka çuar edhe një letër kërcënuese.
Në letrën e saj ajo paralajmëron Trumpin që të bëhet gati për gjyq sepse në një nga fjalimet e tij është përdorur kënga “Don’t stop the music”, transmeton “Rolling Stone”.

Avokatët e këngëtares kanë dërguar këtë letër si formë paralajmërimi, por këngëtarja e ka ndarë mendjen ta padisë presidentin.

“Përdorimi i këngës duhet të bëhet me leje. Unë nuk ja kam dhënë një të tillë”, është shprehur Rihanna.

Ende nuk është ngritur zyrtarisht një padi, por shumë shpejt pritet të ndodhë.