.

Hoqi dorë nga të gjitha rrjetet sociale, Meghan Markle jep këshillën që do t’iu ndryshojë botëkuptimin

Meghan Markle ka pasur dikur një blog dhe llogari në rrjetet sociale, por tani që është dukeshë, ajo nuk është pjesë e asnjë platforme.
Në një nga takimet e shoqëruar nga Princ Harry, Meghan ka dhënë një këshillë për të rinjtë përsa i përket efekteve negative të “të jetuarit online”.

Përpara bisedës me vullnetarët e “Live for Tomorroë”, ajo u shpreh se ishte çliruese të mos shqetësoheshe më për sa “pëlqime” merrnin postimet e tua. Meghan gjithashtu tregoi se ta largonte veten nga rrjetet sociale ishte shumë e rëndësishme pasi “lëvdatat dhe kritikat kalonin në të njëjtin filtër”.

“Të rinjtë e kanë shumë të vështirë. Kur je në rrjete sociale dhe sheh një foto nuk e di nëse e ka të lindur apo është thjesht një filtër.”- tregoi ajo.

Kjo është në fakt shumë e vërtetë dhe të gjithë duhet të kujdesemi për ndikimin që kanë rrjetet sociale në shëndetin tonë mendor dhe emocional.