.

Përfundon turi 16 ditor, veshjet luksoze të Meghan Markle paskan kushtuar sa ‘qimet e kokës’

Meghan Markle mori vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku për paraqitjen e saj në turin 16 ditor të zhvilluar me bashkëshortin e saj Princ Harry.
Ajo zgjodhi gjithsej 30 veshje luksoze të cilat sipas një përllogaritje nga ‘Daily Mail’ së bashku me aksesorët kushtuan rreth 130 mijë dollarë.


Pothuajse pjesa më e madhe e rrobave të saj, kushtojnë të paktën 1 mijë paund. Fustani më i shtrenjtë që Meghan veshi gjatë turit, ishte ai i ‘Oscar de la Renta’ që kap shifrën prej 10 mijë paundësh.

Ndërsa një tjetër fustan mjaft i kushtueshëm ishte një në ngjyrë blu, të cilin Meghan e veshi gjatë një darke në Fiji dhe që nxirrte në pah barkun e saj të fryrë. Princ Harry dhe Meghan Markle, përfunduan turin e tyre ditën e mërkurë dhe u rikthyen sërish në Mbretërinë e Bashkuar ditën e djeshme.