.

Paris Hilton zbulon planet për jetën private: Do të martohen vitin tjetër, ja si do t’i quaj fëmijët që mund të sjell në jetë

Paris Hilton është shfaqur plot ëndrra dhe plane në intervistën e saj të fundit për një revistë italiane.
Ajo ka zbuluar detaje nga jeta private se kur do t’i japë fund beqarisë dhe për fëmijët që mund të sjellë në jetë.
“Në fillim kam menduar se do të jetoj përgjithmonë vetëm. Por pasi takova Chris mendoj se ai është një burrë i denjë, prandaj vitin tjetër ne martohemi”, tregon Paris.
Më pas ajo shtoi se dëshiron që nga kjo martesë të sjellë në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, të cilëve ju ka menduar edhe emrat.


“Dëshiroj që të bëj një ceremoni madhështore dhe më pas të sjell në jetë dy fëmijë. Vajzën do e quaj London dhe djalin do e quaj Milan”, u shpreh ajo.
Duke qenë se vetë ajo quhet Paris, këto emra nuk ishin surprizë për fansat.