.

“Xhafaj, beteja e fituar e opozitës! Emërimi i Gjeneral Lleshit një lajm i mirë”

Nga: Agron Gjekmarkaj

Fatmir Xhafa dha dorëheqjen ose pat veç disa minuta në dispozicion për ta firmosur para se ti vinte shkarkimi pa shumë temena. Saimir Tahiri anuloi konferencën e paralajmëruar për shtyp. Me gjasë këto akte kushtëzojne njëra-tjetrën. Kushedi ç’kumt a zezone do te na percillte sot ylli i shuar i Rilindjes, Saimir Tahiri.

Me shumë gjasë objekt i daljes së munguar ishte Fatmir Xhafa, i thekur dhe i ndezur në armiqësi me Sajmen. Diçka si në republikat e Amerikës Latine po konsumohet në vendin tone. Lufta brenda llojit për të gjithë ata që i besojnë sadopak Darvinit është më e tmerrshmja.

Dëshmorët e saj po bien një pas një në altarin e perzhitur të këtij pushteti. Lidhja e politikës me krimin paditet gjithnjë e më shume, ditë pas dite, ore pas ore dhe ky është problemi themelor.

Mbajtja e Xhafës deri tani ka qenë një kosto e lartë për vendin dhe imazhin e tij siç ndodhi me Saimir Tahirin dikur. Babalja e fitoi betejën e tij. Tregohuni të ndershëm me të. Mos i bini më në qafë. Babalja një të mirë ja bëri atdheut, e çliroi atë nga Fatmir Xhafa, një ish-komunist krenar dhe mbi te gjitha një minister arrogant dhe i dështuar.

Edi Rama i nderdyzur dhe i frikur, në një ditë kur propaganda po i digjej ndër duar, si flakë kashte, nga zjarri i krimit të cilit i ka shkelur syrin mot pas moti vendosi të çlirohej nga armiku personal Fatmir Xhafa. Kostoja e të cilit po e zinte nën vete si barra e rënde viskun riosh.

Largimi i Xhafës si më parë ai i Tahirit është një fitore për opozitën, mediat dhe opinionin publik. Faktet e tyre u vërtetuan dhe presioni i saj funksionoi në dy plane.

Së pari ngjiti tek shoqëria për një ngjizje vëllazërore të pushtetit me krimin e organizuar.

Së dyti e bindi Ramën që Xhafa mund ta merrte me vete në luginën e përvajshme të të rrëzuarve ku kuja e dhembja s’ka te sosur!

Shpresojmë që arsyeja e dorëheqjes-shkarkim, të mos lidhet me të vetmen gjë të mirë që ka bërë gjatë mandatit të tij si ministër, arrestimin ditët e fundit të disa bandave.

Kjo do të ishte ogurzezë për Shqipërinë dhe një gur më tepër në qafën e Kryeministrit.

Edi Rama befasoi me zëvendësuesin e Xhafës. Gjenerali Sander Lleshi, ish zëvendës shefi i Shtabit të Ushtrisë, i shkarkuar padrejtësisht nga detyra vite me parë, nga Imami, Gjunkshi etj, prej vitesh këshilltar i Ramës për Sigurinë dhe Mbrojtjen sot zuri vendin e tij.

Befasi në vetvete ky lajm. Sander Lleshi ka një CV te admirueshme dhe nje format moral dhe etik te paqortueshëm, gjë jo shume e zakontë për shumicën e ministrave te Rames ne përgjithësi, te cilet shfaqen si prerje mediokre dhe modeste ne rrafsh intelektual e publik!

Gjenerali në fjalë e ka staturën per cdo post publik në Shqipëri. Njeri i ndershëm dhe dinjitoz. Por Gjenerali duhet ta dije që këllira e kënetës së krimit perzihet nga politika. Tentakulat e oktapodit te mafias jane kudo. Ai duhet ta kete të qarte qe po merr përsiper nje detyrë të vështire në një moment delikat per qeverisjen e Edi Rames, i cili beri me ne fund nje zgjedhje cilesore.

Nese largimi i Xhafes është nje fitore e Opozites, emerimi i Sander Lleshit shndërrohet së paku sot sepse koha mbetet më i miri “gentiluomo” në një lajm të mirë për shoqërinë. Duke i uruar suksese Gjeneralit, i kujtojme vargjet e Kadaresë “kjo rruga dredhon si gjarpër i zi, për ku je nisur Gjeneral Moisi?” ! Duhet tradhtuar politika për ta mundur krimin.