.

Video/ I përloti të gjithë në kinema, publikohet kënga nga filmi “A star is born”

“A star is born” po konsiderohet si filmi që me shumë gjasa, mund të fitojë shumë çmime në edicionin e radhës të ‘Oscars’.
Këngët në këtë film janë kënduar live nga këngëtarja Lady Gaga, çka ka bërë që të emocionojë të gjithë ata që e kanë parë në kinema.
Një prej tyre është “I’ll never love again” që ka përlotur të gjithë dhe me siguri do të hyjë në historinë e muzikës.
Kënga është kënduar në fund të filmit dhe pritet që të ketë suksesin e njejtë si “I will always love you” nga Whitney Houston apo edhe “ My heart will go on” nga Mariah Carey.