.

Shifrat e FMN për të ardhurat për frymë: Shqipëria renditet e fundit në Europë ndërsa në botë…

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

Në rajon, të ardhurat më të larta i ka Mali i Zi, me 8,644 dollarë për frymë, duke u renditur i 79-i në botë, i ndjekur nga Serbia me 6,815 dollarë (vendi 88); Maqedonia, me 5,953 dollarë (95) dhe Bosnjë-Hercegovina me 5,704 dollarë (e 100).

Prej vitesh, Shqipëria, një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore e pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të BE-së (i ashtuquajturi procesi i konvergjencës), duke mbetur më e varfra në Europë, se bashku me Kosovën. Sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2016, të ardhurat e vendit janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ishin në 2014-n.

Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45% e mesatares së BE-së. Pas Malit të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37% e mesatares europiane.

Edhe për Konsumin Aktual Individual (ACI), një tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë, Shqipëria është e fundit, me 37% të mesatares së Bashkimit Europian. Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56% e mesatares se BE-së (dyfish më shume se Shqipëria). Më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47% e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kanë të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual me 41%.

Shtetet me të ardhurat për frymë më të larta në botë

Shteti që ka të ardhurat për frymë më të lartat në botë është Luksemburgu, me rreth 114 mijë dollarë të vlerësuara për 2018-n, sipas shifrave të FMN-së.

Në vend të dytë është Zvicra, me 83.5 mijë dollarë, e ndjekur nga Norvegjia me 82 mijë dollarë, Makao në Kinë me 81.5 mijë, Islanda me 75.7 mijë dollarë.

Më pas renditen Irlanda, Katari, Shtetet e Bashkuara, Singapori dhe dhjetëshja mbyllet nga Danimarka.

Në kontrast, shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë janë Burundi dhe Sudani i Jugut, me rreth 307 dollarë për frymë secili.

Array
(
    [ids] => 107965,107966,107967,107968,107969,107964
    [src] => Array
        (
        )

)