.

Dërrasë pas koke shqiptarit 41-vjeçar, publikohet fotoja e të riut të dyshuar

Një 41-vjeçar shqiptar u dhunua brutalisht nga 3 persona në Bilten GL, Zvicër më 3 tetor rreth orës 18:00 në rrugën “Kusterwiesstrasse”.

Policia zvicerane ka publikuar foton e njërit prej personave të dyshuar për ngjarjen.

Shqiptari u godit në kokë me një dërrasë dhe mori plagë të rënda.

Në lidhje me këtë ngjarje një 44-vjeçar u vu në pranga dhe dy persona të tjerë dyshohen si të përfshirë në ngjarje, fotoja e njërit prej të cilëve është bërë publike ditën e sotme.