.

Video/”Ti me lloto s’merresh, shih punën time dhe…”, ja batutat e Ramës në fabrikën e vajit

Batutat e Kryeministrit nuk kanë munguar as gjatë një vizite në një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit në Marikaj të Tiranës.

Teksa një prej drejtuesit e biznesit i tregonte për përfitimet që ai ka pasur nga reforma në energjinë elektrike, Rama në një moment i drejtohet: “Ti me lloto s’merresh ë”.
“Fare, fare, fare…”, përsërit bashkëbiseduesi.

Mes hilaritetit të krijuar, kreu i qeverisë shton: “Kjo ka rëndësi”.
Në një tjetër moment, ai i tregon kryeministrit se puna e tij është e vështirë.
Ndërsa Rama ia kthen: “Nuk ka punë të lehtë, shif punën time dhe”…. Batuta ndërpritet nga të qeshurat e të pranishmëve.