.

Politikani shqiptar në zi, njofton humbjen e njeriut të shtrenjtë: Me dhembjen më të madhe…

Politikani shqiptar ndodhet në zi që prej ditës së djeshme, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili ka njoftuar përmes një postimi humbjen e njeriut të shtrenjtë.

Spahiu shprehet se mes dhembjes më të madhe pranoi largimin nga kjo jetë të mamasë së tij, teksa jep edhe detaje për shërbesën e fundit.

Kreshnik Spahiu shkruan:

Me dhembjen më të madhe pranova largimin nga kjo jetë të mamasë time, njeriut që më lindi dhe më rriti si Kreshnik. “Lamtumira e fundit i jepet nesër në orën 15:00 , tek “Alba 2000”, pranë Medresesë.”