.

Motori përplas 2-vjeçaren në Fier, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një motor ka përplasur një fëmijë rreth 2 vjeç në Baltëz.

Fëmija e komunitetit rom me inicialet S.K është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
E mitura është përplasur nga motori sapo ka dalë nga shtëpia. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.