.

Meghan dhe Harry vizitojnë Australinë, zbulohet arsyeja pse pupat e dukeshës po bëjnë namin me shitje

Meghan Markle dhe Princ Harry po zhvillojnë vizitën e tyre të parë bashkë në Australi me një axhendë të ngjeshur takimesh.
Pak kohë më parë u bë i ditur lajmi se Meghan Markle pret fëmijën e saj të parë. Kjo ka qënë arsyeja, që në një nga takimet e kësaj vizite, ajo të heqë takat e larta dhe të veshë një palë këpucë balerina ose e thënë ndryshe pupa.
Shitjet për një palë balerina si të Dukeshës janë rritur ndjeshëm në Britaninë e Madhe dhe më gjerë. Dy ditët e fundit, shitjet shënojnë rekord, ndërsa e veçanta e tyre është se ato nuk janë prej lëkure, (sic mund të mendohej) por produkt i ricikluar nga bidonat e ujit.Çmimi i tyre është 145 dollarë.