.

LAJM I FUNDIT/ Shoqërohet në polici ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Është shoqëruar në policinë e Tiranës Arben Ndoka, ish-deputeti i PS.

Ende nuk ka informacione lidhur me arsyen e shoqerimit te tij, por Report Tv njofton se ai është shoqeruar nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.