.

Laboratori i heroinës, Berisha nxjerr denoncimin: 160 kg opium u zhdukën, shefi i komisariatit dhe Adem Lala…

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka marrë një mesazh nga një punonjës i antidrogës, lidhur me laboratorin e heroinës, zbuluar në Has.

Në mesazh, siç shkruan Berisha, thuhet se, “në fabrike janë gjetur 260 kg opium i pastër, por 160 kg u zhduken pa gjurme”, si dhe “fabrika në Has ka 3 vjet dhe me dijeni të plotë dhe nën kujdesin e shefit të komisariatit Has dhe kryetarit të bashkisë Adem Lala, të cilët kishin pjesën e tyre të fitimit”.

Statusi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has! Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.

Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine

Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala, te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem