.

Konfirmohet nga meteorologët: Në këto zona të Shqipërisë, nesër do të bjerë borë

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu. Ndërkohë, në veri të vendit, mbi 1.500 m, priten reshje të pakta dëbore.

RESHJET

Sipas IGJEUM: Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare. Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14/22°C;

Në vendet e ulëta: 13/22°C;

Në vendet malore: 6/14°C.

ERA

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër, të gjithë qarqet pritet të mbeten në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut për zjarre, me përjashtim të qarkut të Kukësit, ku rreziku pritet të jetë “I ULËT”. Qarqet Lezhë, Durrës dhe Elbasan pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.