.

Granit Xhaka i emocionon të gjithë, vihet në qendër të vëmendjes pas gjestit që bëri së fundmi

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përveç se një futbollist i talentuar ka treguar se është një njeri me zemër të madhe.
Futbollisti i Arsenalit ka surprizuar një djalosh të vogël në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Leonita, ka vizituar një spital të fëmijëve me autizëm.

Kjo vizitë e veçantë, ka gëzuar pa masë Julianin e vogël i cili është tifoz i Xhakës, pasi lojtari i Zvicrës e ka vizituar në kohën kur ka luajtur me Borussia Mönchengladbach.

Këtë herë, Graniti ka dërguar gruan e tij për të vizituar djaloshin i cili u lumturua pa masë.

Ai pati edhe një lidhje telefonike me të ku i premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt sërish.

“Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbach. Ky fëmijë është fantastik, energjia që ka për jetën është një mësim për të gjithë. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt, qëndro i fortë burrë i madh”, shkruan Xhaka.