.

Fushata për kancerin e gjirit bën bashkë politikane dhe figura të njohura.Ja çfarë humbët nga aktiviteti

“Markata rozë”, aktiviteti ndërgjegjësues i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit bëri bashkë politikane si Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi, Etilda Gjonaj, dhe personazhe të gazetarisë dhe kulturës si Ema Andrea, Mirela Milori, Juli Xhokaxhi, Mira Kazhani, etj.

Dy gra të mbijetuara Oltiana Petri dhe Elona Qira, rrëfyen historitë e tyre në betejën e gjatë me kancerin e gjirit, duke dhënë mesazhin për të kryer sa më herët kontrollin e gjirit.


Gjatë fushatës së ndërgjegjësimit të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë mesazhe ndërgjegjësuese gazetaret dhe moderatoret Genta Popa, Anila Basha, Rudina Xhunga, Mira Kazhani, etj si dhe Ema Andrea, Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Eranda Libohova, etj.