.

“Dhimbja nuk do të kalojë asnjëherë”, Ardit Gjebrea i emocionon të gjithë me dedikimin e ndjerë për të ëmën

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” , në programin “E diela shqiptare” ishte e ftuar Gentiana si personazh i parë e cila kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh nënës së saj.
Babai i saj është ndarë nga jeta para disa muajsh dhe nëna e saj është duke e përjetuar shumë keq. Ajo së bashku me vajzën Joanën kishin një mesazh dhe kërkesë për zonjën Luiza.
Luiza në bisedë e sipër i përmend Arditit se dhe ai pak kohë më parë ka humbur nënën e tij dhe e kuptonte.

Edhe pse dhimbja është e madhe dhe shumë e vështirë, Gjebrea u shpreh:

Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që t’i jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”.