.

Detaje/ Laboratori i heroinës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Detaje të reja dalin në dritë pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Bernog të Hasit, ndërsa janë arrestuar 5 persona.

Burime për “News24” bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. Ai ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër për shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij.
I arrestuarit tjetër Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori. Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas turk, i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë.

Të arrestuarit:

Vehbi Barushi

Xhevit Shuti

Anila Shuti

Mustafe Shuti

Flamur Çela

Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.