.

Armina zbulon dhuratën speciale që ka marrë, ja kuptimi i saj (Foto)

Jemi mësuar që të shohim gjithçka që ka lidhje me modën nga Armina Mevlani. Si një bloggere e suksesshme dhe e ndjekur, ajo ka zgjedhur të ndajë pothuajse çdo gjë nga dita e saj me ata që e duan.
Këtë herë bukuroshja ka zbuluar një detaj shumë interesant nga jeta e saj, të cilën shpesh përpiqet ta mbajë private. Bëhet fjalë për dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë, e cila fsheh një kuptim të veçantë.

“Kjo pikturë është një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi, ku kam marrë propozimin për martesë”, – ka shpjeguar Armina.
Bloggerja e ka marrë propozimin nga partneri i saj Shkëlzen Berisha në vitin 2016, në Como të Italisë, tek stoli që simbolizon dashurinë e tyre. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dy të dashuruarit bënë një festë fejese me vetëm 30 të ftuar./revistawho

ISTANBUL, TURKEY – OCTOBER 11: Armina Mevlani seen during Mercedes-Benz Fashion Week Istanbul at on October 11, 2016 in Istanbul, Turkey. (Photo by Timur Emek/Getty Images for IMG)