.

Aksident në Tiranë/ Autobusi hipën mbi trotuar, merr para babë e bir.Ja gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.Mësohet se një urban ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar, por fatmirësisht është ndalur nga një mur.

Burimet bëjnë me dije se autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar. Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.